Sporti

Everton shkarkon Rafa Benitez nga posti i trajnerit

01/16/2022 15:55
nga:E K

Everton ka shkarkuar trajnerin Rafa Benitez nga posti i trajnerit.

Tekniku spanjoll nuk ka arritur rezultate të mira me skuadrën nga Liverpooli duke u pozicionuar në vendin e 16’të në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në 5 takimet e fundit Benitez kishte regjistruar 3 humbje një fitore dhe një barazim.

Pas këtyre rezultateve të dobëta skuadra nga Merseyside ka marrë vendim për shkarkimin e tij raporton gazetari Paul Joyce.

/ GazetaBlic Sport.