Sporti

Everton kërkon Bielsan si trajner, kështu qëndron situata

01/25/2023 17:03
nga:Lorik J

Everton, i cili ka shkarkuar Frank Lampard, po kërkon Marcelo Bielsa.

‘Toffees’ do të donin ta nënshkruanin menjëherë, dhe ka bisedime pa ndërprerje mes palëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, trajneri po kërkon që ta presin atë deri në verë përpara se të pranonte një klub.

Atij i pëlqen ideja për të vënë veten në provë në Angli dhe madje një rënie e bujshme e Evertoni nuk do ta pengonte rikthimin e tij eventual, qoftë edhe në Championship.

/GazetaBlic Sport