Sporti

Everton ‘blindon’ Pickfordin

02/23/2023 14:10
nga:E K

Evertoni është pranë “blindimit” të portierit Jordan Pickford me një marrëveshje të re. Mbrojtësi i katërkëndëshit ka pasur oferta të ndryshme kohët e fundit, me Tottenham që ka ngulmuar më shumë për ta marrë si pasues të Hugo Lloris.

Gjithsesi bisedimet e fundit e lënë atë tek Everton. Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se bisedimet janë në fazën finale dhe tani po diskutohen vetëm detajet.

Pickford, pjesë e klubit anglez prej verës së vitit 2017, pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Everton dhe në marrëveshje do të ketë edhe një klauzolë largimi.