Sporti

Eurovision i ndryshon planet Guardiolas, trajneri spanjoll i pakënaqur

05/12/2023 16:15
nga:Mergim Rreci

Këtë të premte, Pep Guardiola komentoi ndeshjen e Manchester Cityt kundër Everton, në xhiron e 36-të të Premier League, të planifikuar për në orën 15:00 të së dielës.

Ai tha se nuk e kupton se si Real Madrid ka një ditë më shumë pushim, kurse City do të duhet të luajë të dielën, kjo për shkak se në Liverpool do të zhvillohet të shtunën finalja e Eurovision, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk e kuptoj, por duhet të përshtatem. Nuk dua të shqetësohem me kalendarin. Është ajo që është. Mendoj se nuk mund të luanim të shtunën sepse është finalja e Eurovizionit në Liverpool. Çfarë mund të bëj? Ndonjëherë kemi më shumë se një ngjarje të rëndësishme në të njëjtën ditë. Kemi edhe një ditë pushim nga Evertoni dhe do të kemi një ditë më pak nga Real Madridi. Jemi gati për dy takimet”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport/