Sporti

Europiani i rekordeve dhe surprizave, ja cfarë ndodh me shifrat

06/20/2021 14:34
nga:Lorik J

Pas dy ndeshjeve të para, vetëm tre skuadra kanë arritur të marrin pikët e plota, e gjithashtu janë kualifikuar në 1/8 e finales.

Bëhet fjalë për Italinë, Belgjikën dhe Holandën, që kanë shkëlqyer në dy xhirot e para të fazës së grupeve.

Pas dy ndeshjeve të lajtura, Italia është ekipi që ka shënuar më shumë gola, 6 gjithsej. Pas “Azzurëve”, vijnë Belgjika, Holanda e Portugalia me nga pesë gola të shënuar.

Përvecse që ka shënuar më shumë gola, Italia është njëra nga tri kombëtaret që s’ka pësuar asnjë gol, duke e mbajtur portën e paprekur në këtë Evropian.

Të paprekur e kanë mbejtur rrjetën e portës së tyre edhe Anglia dhe Suedia. Ndërsa dy kombëtaret që nuk e kanë shijuar ende golin këtë Kampionat Europian janë Turqia dhe Skocia.

Fitorja më e thellë pas dy xhirove është 3:0, ndërsa ndeshja që prodhoi më shumë gola ishte ajo e djeshmja mes Portugalisë dhe Gjermanisë që përfundoi 2:4.