Sporti

Europa League: Sonte zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale

04/30/2026 10:55
nga:Mergim Rreci

Europa League po hyn tashmë në fazën e saj finale.

Sonte, me fillim nga ora 21:00, zhvillohen dy takimet gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Portugali, Braga dhe Freiburg përballen në ‘Estadio Municipal’, kurse në Angli, do të luhet përballja angleze mes Nottingham dhe Aston Villës.

Të dy sfidat premtojnë rivalitet dhe spektakël të madh deri në sekondat e fundit.

/GazetaBlic Sport/