Sporti

Europa League rikthehet me ndeshje të zjarrta, vëmendja te dueli, Barcelona – Manchester United

02/16/2023 08:51
nga:E K

Pas ndeshjeve tejet interesante që u përmbyllën dje në fazën e parë të Champions League, edhe kompeticioni tjetër europian, Europa League rikthehet sot me disa ndeshje interesante.

Në kuadër të Play-Offit të fazës së 1/16’tës së Europa League sot zhvillohen tetë ndeshje tejet interesante, shkuan GazetaBlic Sport.

Me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohen katër ndeshje ndër të cilat do të jetë edhe takimi më interesant i kësaj gare mes Barcelonës dhe Manchester United.

Takime tjera interesante pritet të zhvillohen edhe mes Juventus dhe Nantes, Roma përballet me Salzburgun, Ajax e pret Union Berlinin, kurse Sevilla ballafaqohet me PSV.

Ja ndeshjet e plota: