Emisioni sportiv “EuroDueli” në RTV Dukagjin vazhdon edhe sonte.
Ky emision do të jetë çdo mbrëmje (22:45) deri në fund të Kampionatit Evropian, atje ku do të ketë mysafirë nga sfera të ndryshme.
Në kuadër të emisionit të sontëm, mysafirë do të jenë Faik Fazliu, Alketa Fazliu, Lorik Jashanica (GazetaBlic Sport), Afrim Tovërlani, Bylbyl Sokoli, dhe Lorinda Kolgeci.
GazetaBlic Sport do të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë gjatë rrjedhës të këtij emisioni, atje ku çdo natë redaksia jonë do të tregojë statistika, kuriozitete dhe shumë detaje nga ndeshjet e këtij evenimenti madhështor.


