Sporti

Euroderbi “pushton” Dubain, tifozët e Milanit dhurojnë spektakël në “Burj Khalifa”

05/09/2023 13:57
nga:L J

Nesër do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampioneve mes Milanit dhe Interit. Dy skuadrat e Milanos do të provojnë të tregojnë vlerat si edhe të sigurojnë një biletë për në finalen e Stambollit.

burj khalifa

Atmosfera e derbit të Milanos, ka pushtuar jo vetëm Europën por edhe me gjerë. Kulla më e gjatë, ajo e “Burj Khalifa” në Dubai është veshur me ngjyrat kuqezi dhe për disa sekonda ka dhuruar spektakël për të gjithë tifozët e Milanit.

Përveç stemës së klubit që u shfaq disa herë, kulla u mbush edhe me mbishkrime “Një dritë që nuk shuhet kurrë”. Duke qenë se në këtë takim, është Milani skuadra pritëse, edhe “San Siro” është pushtuar nga ngjyrat e kuqe dhe gjatë natës, ka shumë drita të lëshuara në drejtim të qiellit, duke krijuar edhe ngjyrat e Milanit, ato kuqezi.