Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka mbajtur fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Sole ka përsëritur se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, teksa ka kritikuar shtetin e Spanjës për mospranimin e këtij realiteti, shkruan Reporteri.net.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.
Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.
Pengimi i perspektivës Europiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka thënë ndër të tjera ai.
✊?La independència de Kosovo és irreversible, legal i democràtica.
❌ El no reconeixement per part d’Espanya és relfexe de la por a sentar precedents en quan a les vies per esdevenir un estat.
?Obstaculitzar la perspectiva europea de Kosovo és egoista i ens debilita com a Unió pic.twitter.com/CxrnyoUBAb
— Jordi Solé??? (@jordisolef) July 6, 2022
Në seancën plenare të Parlamentit Evropian sot do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme.


