Lajme

Eurodeputeti gjerman i reagon sërish Stanos – Si guxon të flasë ashtu për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike!

08/12/2023 17:43
nga:Y I

Deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, që tha se Kosova ishte e paaftë për t’u sjellë në mënyrë europiane për shkak të tensioneve të fundit në veri, ka nxitur shumë reagime.

Një e fundit erdhi nga eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, i cili sërish shkroi në Twitter mbi këtë çështje.

“Gjuha, e cila po e përdor zëdhënësi i BE-së për punë të jashtme Peter Stano, përbën skandal në vete. Kosova, thotë ai, ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë europiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, ka shkruar ai, duke përmendur Josep Borrellin në postim.