Lajme

Eurodeputeti bullgar thotë se Serbia po bën provokime të sponsorizuara ndaj Kosovës: Nuk ka vend në BE

07/06/2022 11:19
nga:Genita C

Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambazki, ka thënë se Serbia është duke bërë provokime të sponsorizuara ndaj Kosovës dhe Bosnje Hervegovinës.

“Serbia po vepron sikurse të jetë aleati më i madh i Kremlinit në Evropë”.

“Serbia në gjendjen e saj aktuale nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, ka thënë Dzhambazki në Twitter.