Federatat e Anglisë, Irlandës Veriore, Republikës së Irlandës, Skocisë dhe Uellsit kanë shprehur interes tek UEFA për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian të Futbollit 2028.
UEFA pret të zbulojë më 5 prill të gjitha propozimet e paraqitura për organizimin e eventit, ndërsa oferta fituese pritet të shpallet disa ditë më vonë dhe mendohet se do të jetë pikërisht kjo e cekur më lartë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas The Times, propozimi i Mbretërisë së Bashkuar nuk duhet të kundërshtohet. Afati për të shprehur interesim për organizimin e Euro-2028 përfundon këtë të mërkurë.
Gjermania do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian 2024.
/GazetaBlic Sport/


