EURO 2020 do të fillojë në qershor dhe UEFA ka paralajmëruar se vaksinimi do të jetë i deyrueshëm për të gjithë lojtarët pjësmarrës.
Sipas Corriello dello Sport, plani për një ndalim të përhapjes së pandemisë për gjatë Evropianit te lojtarët do të jetë që të gjithë 600 lojtarët të vaksinohen kundër koronavirusit, shkruan GazetaBlic Sport.
Në fushë do të jenë të gjithë lojtarët të cilët do të vaksinohen për të fituar imunitet në mënyrë që të mos preken nga COVID-19 dhe për një parandalim të shpërndarjes së mundshme të virusit që do të mund të prishte këtë garë.
Në “EURO 2020” do të marrin pjesë 24 kombëtare, kurse Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur të bëhen pjesë e këtij kompeticioni.
/GazetaBlic Sport


