Sporti

“Euro 2020” i rekordeve, Ronaldo bëhet lojtari i parë që do të marrë pjesë në pesë turne të ndryshme

06/15/2021 13:28
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Kampionatin Evropian.

Hungaria dhe Portugalia do të zhvillojnë ndeshjen e parë me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjithmonë ndeshjet e këtyre dy skuadrave kanë prodhuar shumë gola dhe ashtu pritet të jetë edhe sot.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Grupit F , kurse ndeshja tjetër do të luhet mes Gjermanisë dhe Francës në ora 21:00.

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari i parë që do të marrë pjesë në pesë turne të ndryshme të Kampionatit Evropian. Do të jetë një rekord i ri i vendosur nga sulmuesi portugez.

/GazetaBlic Sport/