Lajme

EULEX thotë se situata e sigurisë në Veri vazhdon të jetë e brishtë

09/30/2024 17:24
nga:G C

EULEX ka njoftuar se situata e sigurisë në veri të Kosovës është aktualisht stabile dhe e qetë, megjithatë, ajo vazhdon të mbetet e brishtë.

EULEX në përgjigje për GazetaBlic thekson, misioni evropian për sundimin e ligjit vazhdon të monitorojë nga afër zhvillimet në këtë rajon, me një fokus të veçantë në mirëqenien e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe e qetë, por mbetet e brishtë. EULEX-i, në përputhje me mandatin e tij, vazhdon të monitorojë nga afër situatën e sigurisë në Kosovë, duke përfshirë mirëqenien e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre për GazetaBlic.