Lajme

EULEX: Mbetemi në gjendje gatishmërie, po monitorojmë me kujdes situatën

05/27/2023 21:44
nga:Astrit Gashi

EULEX-i mbetet në gatishmëri dhe monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës, është thënë nga selia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

“Sa i përket pyetjes suaj rreth hapave të planifikuar të EULEX-it, ju lutemi vini re se EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë, si dhe sigurinë e të gjitha komunave. Këshilltarët tanë të lartë policorë dhe personeli tjetër, po monitorojnë zhvillimin e situatës në veri të Kosovës, në koordinim me policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka thënë EULEX-i në një përgjigje me shkrim për Tanjug, i pyetur se çfarë hapash planifikon të ndërmarrë misioni pas këtyre incidenteve të djeshme në veri të Kosovës.

EULEX-i shtoi se qëndrimi i tyre lidhur me incidentet e fundit është në përputhje me atë që është urdhëruar nga selia e Bashkimit Evropian të premten.