Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dënuar sjelljen e zyrtarit të tyre për parkimin e gabuar të veturës zyrtare.
Pas një sërë raportimesh të qytetarëve nëpër rrjete sociale, EULEX-i në Twitter ka dënuar veprimin e zyrtarit të tyre dhe janë zotuar se do të marrin masa disiplinore ndaj tij.
“E dënojmë me termat më të fuqishëm sjelljen e anëtarit të stafit të EULEX-it, i cili është parë duke e parkuar veturën në mënyrë jo të duhur në Prishtinë.
Ne garantojmë se do të marrim masa të duhura disiplinore. E falënderojmë qytetarin e Kosovës që e solli këtë rast në dritë për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në postimin e EULEX-it.
An #EULEX officer parked his official vehicle in Prishtina, #Kosovo as seen in the footage. A citizen asks him whether he parks the car in the same way also in his country of origin, he replies "I only do so in Kosovo". Disgusting @EULEXKosovo @EUCouncil @eu_eeas @EU_Commission https://t.co/eOTLTRLBsx
— Arbër Jashari (@arberjasharii) October 23, 2021