Lajme

EULEX i reagon ish-prokurores Bamieh që shërbeu në Kosovë

07/16/2022 19:25
nga:Genita C

EULEX i ka reaguar prokurores britanike, Maria Bamieh që shërbeu në Kosovë si pjesë e EULEX-it, raporton GazetaBlic.

Sipas komunikatës së tyre për medie, Bamieh ka përsëritur akuza dhe thashetheme të pabazuara.

Nga EULEX thuhet se Bamieh nuk ka prezantuar asnjë provë të re, në lidhje me akuzat që ka bërë.

Komunikata e plotë:

Në konferencën e sotme për shtyp, ne e kemi dëgjuar Maria Bamieh të përsërisë akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara. Bamieh nuk e prezantoi as edhe një provë të re.

Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,10,518

Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot.

Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave. Ky raport është në dispozicion këtu: https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/150331_jacque-report_en.pdf

Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë.