Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons gjatë raportimit para deputetëve të Komisionit pë Mandate,Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion ka folur edhe për politikanin serb Oliver Ivanoviq i cili u vra disa vite më parë.
Ai ka zbuluar edhe mënyrën se si donin ta eliminonin nga politika, politikanin serb Oliver Ivanoviq që ishte kundërshtar i hapur i pushtetit serb.
“Shefi i misionit më kishte shtyrë që ta çojë përpara rastin e Oliver Ivanoviqit. Shefi i misionit ma tha qartë se nuk donte që Ivanoviq të mos merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.”
Ai ka vënë në pyetje edhe marrëdhëniet e EULEX-it me Serbinë.
“Njerëzit dënoheshin nga gjyqtarë që nuk kishin autoritet as t’i dëgjonin këto raste.” – i tha z. Simmons.
Simmons thotë se kërkohej dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: E kundërta konsiderohej dështim


