Lajme

EULEX deklarohet për GazetaBlic: Në prag të zgjedhjeve, jemi duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës

04/13/2023 17:29
nga:Astrit Gashi

Misioni i EULEX-it në Kosovë është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës, edhe në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për katër kryetarët e komunave dhe dy kuvendet komunale në veri të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

“Në këtë drejtim, ne jemi duke shqyrtuar skenarë të ndryshëm të mundshëm dhe do të përshtatim praninë dhe aktivitetet tona në përputhje me rrethanat, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për GazetaBlic.

Misioni i BE-së në Kosovë më tutje ka qartësuar se është i gatshëm të mbështet institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë në masën maksimale të mundshme në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, shkruan GazetaBlic.

“Aktualisht, Misioni është duke monitoruar 55 raste që kanë të bëjnë me incidentet në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për GazetaBlic.