Eugen Cakolli ka komentuar për fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, duke vlerësuar se ata e përfunduan me dinjitet një proces të gjatë që ngriti pyetje mbi paanshmërinë, transparencën dhe respektimin e të drejtave themelore gjatë gjykimit, raporton GazetaBlic.
Cakolli theksoi se aktakuza për mbi pesë vite synonte ta paraqiste luftën e krerëve të UÇK-së si projekt kriminal, por sipas tij, ata refuzuan të lejonin që roli i tyre në çlirimin e Kosovës të reduktohej në një narrativë kriminale.
Ai shtoi se ky moment shkon përtej fatit personal të katër personave, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së kuptimit dhe lavdisë së rezistencës së popullit dhe se pa sakrificat e tyre, shteti i Kosovës nuk do të ekzistonte sot.


