Sporti

Etrit Berisha: Shqipëria është e përqendruar për ndeshjen e nesërme

10/08/2021 18:26
nga:E K

Shqipëria do të përballet me Hungarinë në kuadër të ndeshjes së parë të tetorit për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuq e Zinjtë do të udhëtojnë për përballjen me Hungarinë në “Puskas Arena” të shtunën me 9 tetor me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Para kësaj ndeshje ka folur portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha i cili tha se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë formën e mirë.

A mund të na favorizojë fakti që luajmë pa tifozë?
Të them të drejtën kemi thuajse dy vite që luajmë pa tifozë dhe ishte trishtim, ndaj nuk është aspak mirë që edhe tani do luajmë pa tifozë. Unë mendoj se futbolli luhet për tifozët dhe fitorja bëhet më e madhe me ata në shkallët e stadiumit. Megjithatë jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme pasi duam fitoren. Nuk kemi menduar për faktin që do luajmë me stadium bosh.

A mund ta vazhdojmë aty ku e lamë, pikërisht te fitoret ndaj Hungarisë e San Marinos?
Unë mendoj se në këto ndeshje kemi dëshmuar se mund të bëjmë ndeshje të mëdha, pasi fitorja ndaj Hungarisë na dha më shumë besim. Shpresoj që nesër të jetë fitorja e radhës, që t’i afrohemi edhe më shumë ëndrrës tonë e për ta bërë më të lehët ndeshjen e ardhshme ndaj Polonisë.

/GazetaBlic Sport/