Sporti

Etrit Berisha mund të përfundojë te Barcelona, si zëvendësues i Ter Stegen-it

09/23/2024 16:15
nga:E K

Barcelona humbi portierin Marc Andre Ter Stegen për shkak dëmtimi. Gardiani 32-vjeçar, ka mbyllur sezonin, për shkak se do t’i nënshtrohet një operacioni, pas këputjes në tendinën e gjurit.

Në këtë situatë, drejtuesit katalanas, kanë nisur të shikojnë për një zëvendësues dhe kanë hedhur sytë nga portierët që kanë pa kontratë.

Në listën e publikuar nga media pranë klubit “Mundo Deportivo”, bën pjesë edhe portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha.

35-vjeçari mbyllu aventurën tek Empoli dhe ka mbetur pa kontratë, ndërsa është në kërkim të një aventure të re. Berisha ka eksperiencë të madhe dhe do t’ishte zgjedhje e rëndësishme për një sezon.

Megjithatë në listë, së bashku me shqiptarin, janë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Keylor Navas, Loris Karius, Tomas Kubek dhe Edgar Badia.