Sporti

Etrit Berisha: “E di që do të kem mundësi për të treguar aftësitë e mia”

09/10/2021 22:57
nga:E K

Portieri i ri i Torinos, Etrit Berisha, u prononcua në media si lojtar i Torinos.

Gardiani shqiptar foli poashtu edhe për konkurrencën me portierin serb Milinkovic-Savic, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se ka ardhur në Torino për të ndihumar ekipin duke vënë në dispozicion të trajnerit gjithë përvojën e tij.

“Unë fola me Vagnatin dhe i thashë se po vi për të ndihmuar ekipin dhe për të vënë përvojën time në dispozicion. Të jesh portier i parë ose i dytë nuk ka qenë kurrë një gjë e sigurtë. Unë besoj në punë dhe e di që mund ta ndihmoj këtë ekip, e di do të kem mundësi për të treguar aftësitë e mia, kam besim se mund të ndihmoj ekipin, pastaj të vendos trajneri kush do të startojë. Unë punoj për të qenë gati për të përfituar nga mundësitë e mia”, tha Berisha.

/GazetaBlic Sport/