Sporti

Eto’o: Atletico Madrid është skuadër favorite për ndeshjen ndaj Barcelonës

10/01/2021 22:03
nga:Mergim Rreci

Kamerunasi Eto’o e sheh Atlético de Madrid si favorite në prag të përplasjes me Barcelonën, në xhiron e 8 -të të La Ligas.

“Nga pikëpamja ime, Atlético ka një skuadër më të mirë se të gjitha klubet e tjera në ligë, jo vetëm Barcelona. Ata janë favoritët, por Barça është Barça dhe kjo është një lojë për lojtarët, që të mbushen me krenari, të përpiqen të tregojnë se janë ende gjallë, edhe pse shumë tashmë i konsiderojnë të vdekur”, tha ish -asi i Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.

Për të ardhmen e Ronaldo Koeman në krye të skuadrës katalunase, Eto’o preferoi të theksojë se “gjëja më e rëndësishme është loja” me Atléticon dhe jo diçka tjetër.

Po kështu, ai gjithashtu zgjodhi të mos komentonte mbi kandidatët e mundshëm për pozicionin e trajnerit tek Barcelona, në rastin e largimit të holandezit.

/GazetaBlic Sport/