Sporti

Etnik Kryeziu, futbollisti 16 vjeçar i Malishevës që po shkëlqen me paraqitjet e tij| Premton të ardhme të ndritur

05/17/2024 12:55
nga:Mergim Rreci

Futbolli kosovar po pasurohet gjithmonë e më shumë me talentët premtues që po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre.

Etnik Kryeziu, sulmuesi 16 vjeçar i Malishevës po le mbresa të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka realizuar 20 gola dhe ka bërë 7 asistime në 13 ndeshje me grupmoshën U-17, duke siguruar edhe titullin kampion në regjion.

Aftësitë e tij të mrekullueshme me topin si dhe instiksti i qartë sulmues para portës e bëjnë të veçantë në fushë, me Kryeziun që duket se shumë shpejt do të jetë një futbollist i dalluar edhe në nivelin elitar të futbollit kosovar.

/GazetaBlic Sport/