Sporti

Etnik Brruti: Fitorja e djeshme ndaj Feronikelit 74′ na motivon për pjesën e mbetur të sezonit

02/04/2024 11:17
nga:E K

Dje u zhvilluan katër ndeshjet e fazës së 1/8 të finales së Kupës së Kosovës, ku u mësuan 4 çerekfinalistët e parë.

Mes skuadrave që kaluan tutje ishte edhe Malisheva që arriti ta mposht Feronikelin 74′ me rezultat 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatori i këtij takimi, Etnik Brruti komentoi fitoren e skuadrës së tij duke e cilësuar si tejet të rëndësishme para fillimit të pjesës së mbetur të sezonit në Superligën e Kosovës.

“Përgatitjet para fillimit të mbetur të sezonit po shkojnë shumë mirë, gjithë lojtarët dhe gjithë stafi po bëjmë maksimumin. Po, normalisht, fitoja e djeshme ndaj Feronikelit ka qenë shumë e rëndësishme, sepse e ka rritur edhe më shumë vetëbesimin në ekip. Ndihmova ekipin me golin, por është meritë e gjithë ekipit dhe stafit. Dhe objektivi personal është që të ndihmoj ekipin me paraqitje të mira”, tha Brruti për GazetaBlic Sport.