Sporti

‘Esports’, Kosova para një përballje shumë të fortë, synon triumfin ndaj Danimarkës

07/10/2025 08:34
nga:Mergim Rreci

Kampionati Evropian i Esports vazhdon sot me përballjet e radhës.

Ditën e djeshme, Kosova triumfoi në ndeshjen ndaj Çekisë, duke e nisur mbarë këtë turne që po zhvillohet në Prishtinë.

Sot, ‘Dardanët’ do të përballen me një kundërshtar shumë të fortë, Danimarkën, e cila shihet edhe si favorite për ta fituar gjithë kompeticionin.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me formatin BO3  dhe fituesi i këtij takimi do të jetë edhe fitues i Grupit A.

/GazetaBlic Sport/