Sporti

Espanyol kontakton Federatën Spanjolle dy ditë pas ndeshjes, duke pretenduar se Lewandowski nuk duhet të luante

01/03/2023 10:14
nga:Lorik J

Lewandowski u suspendua për tre ndeshje nga La Liga për shkak të kartonit të kuq të marrë në duelin me Osasuna pak para pushimit ndërkombëtar, por ndërkohë La Liga e anuloi pezullimin.

Është interesant fakti se ky vendim ka ardhur vetëm 24 orë para ndeshjes me Espanyolin.

Edhe Xavi po përgatitte skuadrën e Barcelonës pa polakun, i cili më pas u grumbullua në skuadër dhe Espanyol sigurojnë se rregullat janë thyer dhe Lewa nuk duhet të luante.

“Para fillimit të ndeshjes, klubi në mirëbesim informoi gjyqtarin e ndeshjes z. Mateu Lahoz dhe vetë RFEF-në për praninë në njëmbëdhjetëshen kundërshtare të futbollistit Robert Lewandowski, i cili duhej të vuante dënimin pasi u përjashtua në xhiron e mëparshme, siç e kemi paralajmëruar para ndeshjes, Espanyol, me të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur interesat tona dhe të tifozëve tanë, jemi të vetëdijshëm për padrejtësinë flagrante që kërcënon thelbin e garës sonë dhe që kjo padrejtësi po bëhetme nxitim – teksa ne do ndjekim masat evidente ligjore”, njoftoi Espanyol.

/GazetaBlic Sport