Sporti

‘Eskalon’ Vidal: Idiotët e Milanit vetëm vrapojnë, më zhgënjyen kundër Newcastle

09/22/2023 14:22
nga:Mergim Rreci

Arturo Vidal u largua gjatë muajit korrik nga Flamengo, por jo nga kampionati brazilian. Pasi firmosi me Athletico PR. Mesfushorit nga Kili i mungon Champions League, kompeticion ku ka luajtur prej vitesh.

Duelet e forta mes skuadrave europiane nuk i humbet, gjithsesi. “Ish”i i skuadrave si Juventus, Inter, Bayern e Barcelona, nuk është përmbajtur aspak në analizën e takimeve të mesjavës.

“Milan-Newcastle ishte ndeshja më e shëmtuar në historinë e Champions League. Jo si ajo mes Portos dhe Shakhtarit, një sfidë madhështore.

Ata idiotët e Milanit, kundër Newcastle më bënë të ndihesha keq, më zhgënjyen. Janë me fat sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të ishin aty.
Nuk arrij ta kuptoj Newcastle. E mbyllën Premier League në vendin e katërt, por nuk bëjnë asgjë. Fare! Ta neveritin.

Ata duhet të rrezikojnë jetën e tyre nëse është ndeshja e parë në Champions, të tregojnë diçka më shumë. Ma hoqën trurin”, thekson 36-vjeçari.