Sporti

Eskalon situata në Turqi, festa e titullit kthehet në një mbrëmje të mbushur me incidente

04/30/2022 23:05
nga:Mergim Rreci

Trabzonspor është kampion i ri i Turqisë.

Trabzonspor ka pritur mbrëmjen e sotme Antalyaspor në kuadër të javës së 35-të të Superligës Spor Toto, me ndeshjen që përfundoi 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky barazim i dha mundësinë skuadrës turke që të shpallet kampione, pas diferencës së madhe të pikëve që ka krijuar me Fenerbahcen e vendit të dytë.

Megjithatë, kjo mbrëmje po shoqërohet me incidente të ndryshme, atje ku së fundmi, tifozët e Fenerbahces kanë sulmuar tifozët e Trabzonsporit.