Ka ndodhur një përleshje në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përleshja ka ndodhur ndërmjet deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj dhe deputetëve të VV-së.
Ajo ka gjuajtur me vezë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Menjëherë ka reaguar deputeti tjetër, Hekuran Murati.
Pas veprimit të deputetes së Aleancës, kryesuesi i seancës ka kërkuar ndërhyrjen e sigurimit.
Ndryshe, Kurti sot nuk e ka dhënë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar kohë shtesë.
Opozita dhe juristë të shumë vlerësojnë se dje ka qenë afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, dhe kësisoj Kurti e VV po e shkelin Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.



