Sporti

‘Eskalon’ situata në Gjilan, karton i kuq, përsëritet penalltia dhe tifozi hyn në fushë për ta sulmuar gjyqtarin

09/19/2021 17:40
nga:Lorik J

Pesë minutat e fundit në takimin Gjilani – Ulpiana kanë qenë të “çmendura”.

Skuadra e Ulpianës fitoi penallti dhe atë e goditi Santos, ku edhe dështoi, pasi Koliçi priti gjuajten e tij. Megjithatë, kjo pritje e Koliçit nuk vlejti, pasi Rrapa ishte futur më herë në zonë, pa u goditur penalltia, andaj ekzekutimit duhej të përsitej, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari Lirim Jashari urdhëroi që penalltia të përsëritej. Kishte tensione tek shtabi i Gjilanit, me ç’rast u ndëshkua me të kuq Agim Maliqi, ndihmës trajneri i klubit.

Më pas, Santos përsëriti penalltinë, ku edhe shënoi për avantazhin e mysafirëve prej 1-2.

Pas golit të Santos, tifozeria vendase nuk u përmbajt dhe një prej tyre u fut në stadium duke tentuar ta sulmojë gjyqtarin e ndeshjes, Lirim Jasharin…

Intervenimi i Policisë ishte i shpejtë dhe u shmang diçka totalisht jo-sportive.

/GazetaBlic Sport