Showtime

Eskalon situata ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe e dashura e tij, përplasen në emision live

01/24/2022 12:26
nga:Donika Fetahu

Ish-konkurrenti i programit të dashurisë “Për’puthen 2”, Arjon Luli, ka qenë ndër më të komentuarit në sezonën e dytë.

Ai bashkë me Ana Lleshin, ishin përjashtuar nga programi pasi që kishin thyer rregullat dhe ishiin takuar jashtë, kurse tani kjo e fundit është rikthyer përsëri në program, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi Arjoni dhe e dashura e tij Serena Sula, kanë qenë të ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, ku i ishte organizuar kamera e fshehtë dhe çifti duken teksa ‘përplasen’ me njëri-tjetrin.

Por pas gjithë asaj rrëmuje ata vendosen të ‘martohen’ live në emision.Dyshja janë komentuar dhe gjykuar mjaft shumë për shumë publikime të videove ‘provokuese’ nga ana e tyre./GazetaBlic/

Më poshtë gjeni intervistën e plotë: