Lajme

Eskalon protesta para Komunës në Koçan, dritaret thyhen me gurë

03/17/2025 16:35
nga:Genita C

Protesta para Komunës së Koçanit ka eskaluar para pak çastesh, ku një grup qytetarësh, të cilët kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë e fundit kanë filluar të hidhnin gurë dhe objektet të tjera drejt ndërtesës së Komunës.

Si pasojë e tensioneve, janë thyer disa dritare të ndërtesës.

Protestuesit kërkojnë sqarime dhe përgjigje për tragjedinë e cila mori 59 jetë njerëzish.