Lajme

Eskalon protesta në Shqipëri- Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, ndërhyn Policia

07/02/2026 10:23
nga:Y I

Situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit.

Protestuesit kanë tërhequr me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të Pedonales, nga ana e godinës së Kuvendit.

Ndërkohë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protesuesve, policia ka hedhur spraj djegës ndaj tyre.