Pas hedhjes së mjeteve tymuese dhe shpërthyese, disa protestues janë arrestuar tek protesta kundër vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Në mesin e të arrestuarve është kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe aktivisti i PSD-së, Nol Nushi.
Policia për të shpërndarë protestuesit ka hedhur gaz lotsjellës.
Në këtë protestë, PSD-ja ka thënë se Trëndafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë.



