Skuadra e Llapit ka fituar miqësoren e sotme ndaj FC Kaysar Kyzylorda.
Kjo ndeshje u fitua me shifrat 1 me 2 nga skuadra kosovare, por jo gjithçka shkoi mirë, transmeton GazetaBlic Sport.
Pas një ndërhyrje nga futbollisti i Llapit, pati një reagim të ashpër nga futbollistët e skuadrës kundërshtare, të cilët madje filluan edhe të grushtohen.
Ky moment zgjati për disa sekonda, me përleshjen fizike që eskaloi, duke u involvuar të gjithë futbollistët në fushë.


