Sporti

Eskalon keq situata, tifozët e sulmojnë dhe e gjakosin portierin e skuadrës ku luan Valon Berisha

12/17/2022 10:41
nga:Mergim Rreci

Derbi i Melburnit në Australi është kthyer në një skandal të vërtetë.

Porteri Tom Glover është sulmuar brutalisht nga tifozët e skuadrës së Melbourne Victory, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati në ato momente ishte 1 me 0, me tifozët që u futen në fushë dhe sulmuan me sende të forta portierin kundërshtar.

Ndeshje është pezulluar, me portierin që doli i gjakosur dhe i tronditur nga ndeshja.

Duhet cekur që reprezentuesi kosovar, Valon Berisha ishte titulluar tek skuadra e Melbourne City në këtë takim.