Lajme

“Eskalon” debati live: ‘Je shndërruar në një militant të shkretë’, ‘Po bën propagandë’, ‘Ti je i çmendur’…

10/09/2021 00:34
nga:Gazeta Blic

Debati ndërmjet analistit politik Halil Matoshi e Bardhyl Meta ka shpërthyer me akuza e kundërakuza.

Gjithçka nisi për idenë e kandidatit të LDK-së për Prishtinën Përparim Rama, për shndërrimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në liqe, raporton Gazeta Blic.

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, derisa Matoshi tha se ideja e Përparim Ramës për shndërrimin e Stadiumit në liqe është ide jo serioze, ka reaguar Bardhyl Meta, duke e quajtur këtë si propagandë.

”Z. Meta nuk është propagandë. Ja shikojeni deklaratën e Përparim Ramës”, tha Matoshi, duke nxitur reagimin e Metës.

”O kjo nuk e bën Dautin kryetar të Prishtinës”, tha Meta, duke nxitur reagimin e ashpër të Matoshit.

”Ti je një i çmendur, je shndërruar në një militant të shkretë”, tha Matoshi.

Për më shumë shikojeni videon: