Dhjetëra tifozë argjentinas demonstruan para hotelit ku po qëndron presidenti i federatës, Claudio Tapia, duke kërkuar më shumë bileta me çmimin zyrtar (nga 500 deri në 1500 euro).
Duhet theksuar se në ‘tregun e zi’ ka bileta për t’u shitur duke filluar nga 6500 euro e deri në 31 mijë euro, transmeton GazetaBlic Sport.
Kishte kritika të mëdha sot gjithandej botës për mënyrën se si po shiten këto bileta në ‘tregun e zi’.
Kujtojmë që kjo finale zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.
/GazetaBlic Sport/