Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur para gazetarëve pas takimit me Vuçiqin në Bruksel, u pyet edhe nëse është i mundshëm eskalimi i dhunës në veri, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se dhuna bëhet nga njerëzit dhe ata që thonë kështu, duhet të tregojnë se kush do ta bëjë dhunën, pasi dhuna nuk është fatkeqësi natyrore si vullkanet e tërmetet.
“Nuk mund të ketë erupsion të dhunës sepse dhuna nuk është fatkeqësi natyrore, nuk është si vullkanet dhe tërmetet. Kushdo që thotë se do të ketë eskalim të situatës në veri, duhet të tregojë se kush do ta bëjë atë. Unë nuk mendoj se dhunën e bëjnë serbët por strukturat e caktuara, që duhet të identifikohen, gjykohen e dënohen”, u shpreh Kurti./Gazeta Blic/
Dokumenti serb në Bruksel, Kurti: Sot e mora vesh pse s’ka ecur zbatimi i sekuencuar i Ohrit
Kurti: Unë dhashë propozim, Serbia kishte dokument kushtëzimi në anglisht e cirilik


