Sporti

Është vetëm 16 vjeçar, por shihet si mesfushorët më të talentuar në vend, Gashijani: Jam gati për Superligë me ekipin e Llapit

06/25/2023 20:02
nga:L J

Llapi transferoi në këtë merkato njërin prej mesfushorëve më të talentuar në Kosovë, 16-vjeçarin, Elvir Gashijan.

Gashijani ishte pjesë e KF 2 Korriku, tek i cili ekip ka luajtur për tri kategoritë: Senior, Junior dhe Kadet, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një intervistë për Urban FM, Gashijani tha se është shumë i lumtur me transferimin e tij tek skuadra e Llapit, ku pret suksese.

“Jam ndi shumë mirë, është një sukses i madh për mua. Jam 16 vjeçar dhe do të luajë në Superligë me Llapin”, tha fillimisht mesfushori i talentuar për ‘SportON’.

“Është një nivel më i lartë, besoj që do të shkojë gjithçka mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport