Showtime

“Është thirrja e parë dhe e fundit”/ Kush po e kërcënon Beatrix Ramosajn se do ta padisë në gjykatë?

05/03/2022 14:44
nga:G B

Që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj, është bërë një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Madje është gjykuar tepër ashpër për veprimet e saj.

Duket se këto komente e kanë mërzitur këngëtaren e njohur, e cila më herët publikoi një video ne “Instagram”, duke adresuar bullizmin që i është bërë kohët e fundit nga njerëzit në internet.

“Është thirrja e parë dhe e fundit”/ Kush po e

Por mesa duhet ky mesazh nuk paska arritur tek të gjithë dhe ka qenë vetë Beatrixa që ka publikuar në story mesazhet kërcënuese që vazhdon të marrë nga një person me emrin Alexa.

“Është thirrja e parë dhe e fundit”/ Kush po e

“Përshëndetje Behigje Ramosaj. Stop së dërguari sms privat me adresat fallso. Për aq kohë sa mbajnë emrin tënd dhe foto tënden, duke ofenduar, do ndjek çështje gjyqësore ndaj jush për ofendime. Duke qenë se janë ‘fansat’ tuaj, bën mirë t’i ndalosh. Jemi në një shtet ku shkelja e privatësisë dënohet. Është thirrja e parë dhe e fundit që ju bëj. Stop.”- është shprehur personi në fjalë.

Në përgjigjen e postuar ish-banorja e “Big Brother VIP” shprehet se:

“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do ndjeki çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur”.

Mbetet e paqartë akoma arsyeja e personit në fjalë që e shtyn të dërgoje mesazhe të tilla në drejtim të një personazhi publik.