Showtime

“Është shtrigë” Gazetari flet për Arbana Osmanin: Të nxinte jetën

03/28/2024 10:26
nga:N K

Gazetari Eni Shehu së fundmi ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer më shumë detajet rreth jetës dhe punës së tij.

Eni ka qenë kohë më parë pjesë e “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006.

Mirëpo, gazetari rrëfen se që prej asaj kohë marrëd hëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, të cilës iu referuar me termin “shtrigë“.

I pyetur nga Aulona, Eni gjithashtu ka rrëfyer se ende sot e kësaj dite nuk ka marrëdhënie të mira me Arbanën, ndërsa nuk e ka kursyer një ironi.

“Për ça t’i flas, për paninet?” – ironizoi gazetari duke nënqeshur.