Portieri i Kosovës, Aro Muric po kalon momente të jashtëzakonshme tek klubi i tij i ri, Sassuolo.
Në vikend, Aro Muric kishte një prej paraqitjeve më të mira në karrierë ndaj Veronas, ku bëri 9 pritje dhe u vlerësua me notën 10 nga SofaScore, shkruan GazetaBlic Sport.
‘SofaScore’ gjithashtu e përfshiu edhe në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian, Serie A.
Ja formacioni i javës:
Muric, Dimarco, Solet, Kabasele, Wesley, Barella, Perrone, Moro, Cambiaghi, Bonny, Cancellieri.
/GazetaBlic Sport



