Sporti

‘Është mungesë respekti’: Portieri i parë i Spanjës, Unai Simon, kritikon mediat spanjolle për akuzat ndaj Inigo Martinez

03/18/2025 16:32
nga:Lorik J

Inigo Martinez pësoi një lëndim në gju në fitoren 4-2 të Barcelonës kundër Atletico Madrid dhe pritet të mungojë disa javë për shkak të dëmtimit.

Megjithatë, në Spanjë, është raportuar se Martinez po shtiret për dëmtimin për të shmangur të luajë për vendin e tij gjatë pushimit.

Portieri i parë i Spanjës, Unai Simon, ishte mjaft i ashpër kur u pyet për thashethemet gjatë konferencës së tij për shtyp përpara ndeshjes së tyre kundër Holandës.

“Unë mendoj se është e gabuar të dyshosh një lojtar si Inigo Martínez. Nëse ka një deklaratë që thotë se ai është i lënduar, një raport mjekësor, duket mungesë respekti të injorosh lojtarin dhe gjithashtu të turpërosh mjekët e Barcelonës”, u përgjigj Simon.

“Jam i sigurt që Inigo donte vërtet të vinte këtu dhe nuk erdhi për shkak të lëndimit të tij, çfarëdo që po thuhet, duket si mosrespektim”.

Simon vazhdoi të këmbënguli se ai nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetjeje nga gazetari i Cope që përhap thashethemet.

/GazetaBlic Sport