Yann Sommer është gati për duelin ndaj Italisë. Zvicra e tij do të zbresë në “Olympiastadion” të Berlinit (18:00) me objektivin për të nxjerrë të kaltrit jashtë Euro 2024 dhe për të siguruar biletën e shumëpritur për në çerekfinale.
Portieri i Interit, u ngjall kujtime të hidhura tifozëve italianë, pasi Jorginho dështoi dy herë nga pika e penalltisë përballë tij.
Gabime që shkaktuan mungesën e Italisë në Kupën e Botës Katar 2024. Me skuadrën që drejtohej nga Mancini që dështoi më pas në “play-off” kundër Maqedonisë së Veriut.
“Jo, nuk dua të përballem sërish me Jorginhon nga pika e bardhë. Ato dy gabime ishin shumë të rëndësishme për kualifikimin tonë në Botëror, por i përkasin së kaluarës.
Unë nuk e mbaj mendjen te ato dy penallti, thjesht jam i përqendruar te ndeshja me Italinë. Nëse vjen puna te penalltitë kam trajnerin që do të më ndihmojë.
Jemi përgatitur shumë mirë, kemi marrë masa ndaj sulmuesve italianë. Unë i njoh mirë, bëhet fjalë për lojtarë me cilësi dhe të fortë.
Ne jemi gati të përballemi me Italinë. Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer dhe të gjithë mendojmë për suksesin dhe kualifikimin në çerekfinale”, u shpreh 35-vjeçari.