Sporti

Është legjendë e Milanit, por vëllau i tij është trajner i Interit, Inzaghi komenton derbin e madh të Milanos

11/01/2021 17:16
nga:Lorik J

Pas fitores ndaj Beneventos, trajneri i Brescias, Filippo Inzaghi, foli për Sky Sport, i cili më pas bëri një shaka për derbin mes Milanit dhe Interit të dielën.

“Do të jetë një ndeshje e mirë, Milani është në zemrën time, tek Interi është vëllau im”, tha fillimisht Inzaghi.

“Vëllai po bën mirë dhe nuk ishte e lehtë: humbi lojtarë vendimtarë në kampionatin e kaluar, asgjë nuk u mor si e mirëqenë do të jetë një derbi i mirë dhe dua të përgëzoj edhe Piolin dhe Maldinin për ekipin që ka ndërtuar, por tani unë po mendoj vetëm për ndeshjen që na pret me Brescia të shtunën: Pordenone na pret”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/